“Rrugë të çara e tunele që pikojnë nga pesha e korrupsionit” – Jozefina Topalli: Qeveria e ka humbur busullën! Flet për satelitë por spitalet i ka në errësirë

Jan 27, 2026 | 12:57

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha në Kuvend se propaganda e qeverisë së Edi Ramës ka rënë, teksa përmendi skandalet me rrugët dhe tunelet, që sipas të cilës, po dëmtohen nga pesha e korrupsionit.

jozefina topalli kuvend ok

Nga Foltorja, deputetja demokrate theksoi se zyrtarët e qeverisë, qoftë të arrestuar apo që janë në hetim, po bien një nga një dhe kjo jo “aksidentalisht”, por për shkak të këtij modeli qeverisjeje me korrupsionin.

“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë.

Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare. Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura