Dëmtimet janë bërë makth te Napoli, lojtarët kanë munguar në 153 ndeshje

Jan 20, 2026 | 18:05

Napoli po përballet me një periudhë të vështirë. Pas një merkatoje verore të vlerësuar si perfekte, gjendja në mes të sezonit duket e kundërta.

neres napoli

Trajneri Antonio Konte flet hapur për emergjencën: lojtarët e tij kanë humbur 153 ndeshje gjatë 30 takimeve të para zyrtare, duke detyruar disa prej titullarëve të mbajnë barrën e madhe të ngarkesës. Rritja e angazhimeve dhe ritmet e larta, veçanërisht në Champions League, kanë konsumuar energjitë fizike dhe mendore më shumë se zakonisht.

Menaxhimi i forcave bëhet thelbësor, sidomos për ndeshjet kyçe si ajo e së dielës kundër Juventusit. Për t’u përballur me mungesat, Konte ka kërkuar përforcime dhe ka miratuar largimet e lojtarëve si Luka dhe Lang. Një rikthim i mundshëm i Lukaku mund të ofrojë një pikë referimi për repartin ofensiv, edhe pse nuk do të jetë i gatshëm 100% menjëherë.

Megjithatë, Napoli vazhdon të luftojë për titullin dhe për kualifikimin në Champions League, duke treguar rezistencë edhe me gjysmën e skuadrës të disponueshme dhe një listë të gjatë lojtarësh të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura