Dëmtimet e penalizuan, ish-sulmuesi i Realit i jep lamtumirën futbollit profesionist në moshën 24-vjeçare!

Dec 31, 2024 | 9:45

Pedro Ruiz Delgado është tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 24-vjeçare.

9a7e7

Sulmuesi spanjol ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar dhe këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.

“Futboll, unë të dhashë gjithçka dhe t’i më dhe gjithçka. Faleminderit!”, ka shkruar ai.

I linduri në vitin 2000, i cili u rrit në sektorët e të rinjve të Betisit dhe Real Madridit, ai u ble nga Marseja në 2021 me etiketën e një lojtari të ri premtues (ai kishte shënuar 9 gola në 10 ndeshje të Ligës Rinore), por nuk ishte në gjendje të luante kurrë për shkak të problemeve fizike, të cilat e detyruan t’i nënshtrohej disa operacioneve në gju.

Pas 3 vitesh kontratë me francezët dhe një huazimi të pasuksesshëm në NEC Nijmegen në sezonin 2021-22 (vetëm 3 paraqitje, të vetmet mes profesionistëve), lojtari u largua në verë dhe tani po e mbyll përfundimisht me futbollin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura