Dembele “masakroi” Marsejën, Luis Enrike tallet para mediave: Dje më thatë që ishte lojtar i paqëndrueshëm

Feb 9, 2026 | 18:18

Ousman Dembele duket se po lë pas pasojat e dëmtimit të gjatë dhe po kthehet përsëri në formën e tij më të mirë, atë që i siguroi “Topin e Artë” në vitin e kaluar. Futbollisti francez e ka treguar këtë në ndeshjen ndaj Olimpik Marsejës duke bërë terror në prapavijën e skuadrës së De Zerbit, teksa shënonte dy gola.

sdfsdfsdsdfsdsdf

Dhe Luis Enrike nuk ka ngurruar të thurë elozhe për lojtarin, teksa thumbonte gazetarët që shpeshherë kishin vënë në diskutim aftësitë e tij.

“Dje më thatë që Ousman ishte i paqëndrueshëm. E pabesueshme, është e pabesueshme. Më pëlqejnë lojtarët e paqëndrueshëm si Ousman. Për mua, ai është një futbollist i ndryshëm kur ka topin.

Këtu, te PSG, ka sjellë diçka tjetër edhe kur nuk ka topin. Mënyra se si bën presion, mënyra se si luan, mënyra se si tregon nivelin e tij, ka gjithmonë vazhdimësi. Në këtë sezon ka vuajtur për të rikuperuar nivelin e tij më të mirë. Por sa herë është në formë, është special. Për këtë arsye është fituesi i “Topit të Artë””, ishin fjalët e Luis Enrike për futbollistin francez.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura