Kerkonte dashurine pas ndarjes nga bashkeshorti, por gjeti… te vellane. Ngjarja e vecante, cilesuar nga ekspertet si nje takim qe mund te ngjase një në 500 milionë, me shanse 30 herë më te vogla sesa ta fitosh lotarinë ka bashkuar Sarah Kemp me vellane e saj, George Bentleyn, qe nuk shiheshin e nuk kishin asnje kontakt qe kur ishin fare femije.
Lajmi pubikuar nga The Sun, shkruan se si Sarah kerkonte dashurine pas divorcit orej nje viti nga bashkeshorti i saj. Shpalli njoftimin ne internet dne kerkim te shpirtit binjak dhe kontaktoi me George Bentleyn 47 vjec ne londer. Me pas, shkëmbyen e-mail adresat dhe fotografitë dhe pas tre muajsh kontakti në internet vendosën të takoheshin në Londër. E kuptuan qe me heret qe kishin shume te perbashketa, por biseda rreth femijerise zbuloi gjithcka.
“A mund ta imagjinoni dot reagimin, befasinë, gëzimin dhe gjendjen e pakëndshme në të cilën u gjendëm”, thotë Sarah.
Prindërit e tyre Felicity dhe David Bentley u ndane më 1975 dhe Sarah ate kohe 8 vjeçare shkoi të jetonte me të ëmën në Edinburgh derisa Davidi shkoi në Londër me të atin. Prinderit nuk komunikonin e keshtu femijet nuk kishin asnje kontakt mes tyre. Sarah u martua më 1989 dhe u shkurorëzua pas një viti, por mbajti mbiemrin e ish bashkëshortit.
“Nuk e kisha idenë se ku gjendej ajo. E kam kërkuar si Sarah Bentley dhe pas një kohe hoqa dorë”, thotë George.
© Panorama.al











