Deklaratat ndaj arbitrit, UEFA akuzon Vengerin

Mar 10, 2011 | 11:10

UEFA ka akuzuar zyrtarisht trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger dhe mesfushorin Samir Nasri, për ‘sjellje të pahijshme’ pas komenteve të post-ndeshjes Barcelona-Arsenal. Tekniku dhe futbollisti francez akuzuan direkt gjyqtarin Masimo Bushaka se kishte ndikuar në rezultatin e takimit, pasi ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Van Persin. Pas fishkëllimës së kryesorit zviceran që vulosi skualifikimin e anglezëve, Venger nuk i përmbajti dot nervat, duke shprehur gjithë irritimin e tij. “Unë mendoj se ka dy lloj njerëzish që janë të zhgënjyer: ata që e dashurojnë Arsenalin dhe ata që duan futbollin, të cilët mund të jenë ndierë të zemëruar me vendimet e gjyqtarit. Bushaka ‘vrau’ ndeshjen”, tha 61-vjeçari.

© Panorama.al

Te lidhura