Debate për gjykimin e Mlladiçit, mbrojtja: Po diskriminoni

Sep 2, 2011 | 9:39

Mbrojtja e të akuzuarit për krime lufte në Gjykatën e Hagës, Ratko Mlladiç, ka kundërshtuar ndarjen e akuzave në gjykimin e tij. Sipas “Radio Europa e Lirë”, në deklaratën e mbrojtjes thuhet se “Ndarja e gjykimit do të rrezikonte të drejtën e të akuzuarit për gjykim të drejtë, ndërsa argumenti i Prokurorisë se Mlladiç është arrestuar në fazën e vonshme të mandatit të Tribunalit, është i papranueshëm, sepse shkel parimin e mosdiskriminimit të të akuzuarve”. Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladiçin fillimisht për Srebrenicën, dhe më pas për akuzat e tjera që të shpejtojnë gjykimin kundër tij.

© Panorama.al

Te lidhura