Kuvend,PS akuza Berishës: S’mendon për mjedisin

Mar 24, 2011 | 11:19

TIRANË- Opozita shprehet e shqetësuar për problemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në vend, duke kërkuar nga maxhoranca fakte e të dhëna konkrete jo vetëm për fondet e akorduar në dispozicion, por edhe për mënyrën se si do të bëhet monitorimi.

Me këto diskutime ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë diskutimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shoqëria Rajonale “Korça” si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Administrimi i mbetjeve të ngurta në juglindje të Shqipërisë”.

Deputetet e PS-së, akuzojnë qeverinë për papërgjegjshmëri në këtë drejtim, duke e lënë mjedisin në mëshirë të fatit. Deputetet Klosi, Toci, Bare, Beqja, Ata akuzojnë gjithashtu se në projekt është anashkaluar pushteti vendor i Korcës, duke e quajtur inevstimin ne fjale pastertisht per qëllime elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Sipas Beqjas, projekti nuk është në përputhje me standardet, dhe në linjë me BE pasi kemi të bëjmë me një groposje të mbetjeve urbane e cila do të sjellë ndotjen e tokës dhe nuk ka përpunim të mbetjeve me përfitim të energjisë.

“Opozita mbetet e shqetësuar dhe e bindur se do monitorojë me shumë kujdes të gjitha ato që ne i konsiderojmë si legalizimi i eksportit të plehrave. Shqipëria mund të kthehet në destinacion të mbetjeje të ngurta dhe jo vetëm, nga rajoni dhe vendet fqinje”- ka thënë deputeti Arben Ahmetaj, duke kujtuar paralajmërimet e bëra nga personalitete të ndryshme sipas të cilave, biznesi i plehrave mund të drejtohet nga krimi i organizuar dhe në këtë segment Shqipëria mund të kthehet në destinacion të plehrave.

Të njëjtin mendim ka ndarë edhe deputei Besnik Bare, i cili ka akuzuar qeverinë se nuk e ka prioritet mjedisin dhe këtë e dëshmon me fondet e akorduara për këtë.

Ndërkohë maxhoranca ka mbështetur projekttet e bëra në këtë drejtim dhe fondet e akorduara për mbrojtjen e mjedisit.

© Panorama.al

Te lidhura