Sulmuesi i Barcelonës, David Vila, nuk e ka problem mungesën e golit për sa kohë katalanasit fitojnë në fushë. Ish-bomberi i Valencias ka kaluar një sezon fantastik në “Kamp Nou”, por kohët e javët e fundit nuk ka shënuar rregullisht. “E rëndësishme është të fitojë Barcelona, dhe jo të shënojnë individë të caktuar. Pak rëndësi ka kush e shënon emrin në listën e golashënuesve. Unë jam një sulmues dhe detyra ime është të shënoj. Por, tek skuadra jonë golin e gjejnë të gjithë dhe unë jam shumë i kënaqur që ekipi po fiton”.











