“Çyrykët thonë kam gjysmën e qeverisë në burg”, Rama në Gjirokastër: E pavërtetë! Nuk kam asnjë kompleks, unë dorëzova shpatën

Apr 22, 2025 | 18:28

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër ku foli në një takim me gratë dhe vajzat.

rama gjirokaster

Rama komentoi edhe ata që i thonë se ka gjysmën e qeverisë në burg.

Kryeministri thekson se ishte ai vetë dhe PS që ia dorëzoi shpatën sistemit të drejtësisë, që godet majtas dhe djathtas.

Rama: Ne PS, morëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Shpatën e ndëshkimit që ishte në zyrën time, e kalonin njëri pas tjetrit. E mbanin shpatën aty.

Unë e dorëzova shpatën. Na duhet një reformë në drejtësi që të çlirojë drejtësinë nga politika. Që të godasë majtas dhe djathtas. Jo vetëm që nuk kam asnjë kompleks kur këta çyrykë turren dhe përpiqen të manipulojnë popullin gjysmën e qeverisë në burg. Nuk është e vërtetë. Ndjehem kryelartë përpara jush. Dhe ju thosha ma jepni timonin pa të tjerë rrotull. Ata që më dhanë timoni, nëse drejtësia do godiste vetëm kundërshtarët do thoshin na tradhtoi.

© Panorama.al

Te lidhura