“Çika jem!”- Marget feston ditëlindjen e katërt, Getoar Selimi i bën dedikimin e veçantë të bijës: Gjithë jetën do mburrem me ty

Nov 24, 2025 | 11:40

Reperi i njohur Getoar Selimi i ka bërë një urim të  veçantë vajzës së tij dhe Marina Vjollcës, Marget, e cila feston sot (24 Nëntor), ditëlindjen e katërt.

getoar selimi marina vjollca marget

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Getoari ka ndarë ndjesitë e tij si prind dhe momentet që e kanë shoqëruar rritjen e së bijës.

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu,” shkruan artisti.

getoar-selimi marget

Ai shton se sytë e saj “plot jetë” i japin forcë dhe frymëzim për çdo sfidë të përditshme, ndërsa thekson vështirësinë për të përshkruar me fjalë dashurinë e thellë prindërore.

“Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty,” shkruan ai.

Gëzuar ditëlindjen, jeta babës! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!” përfundon reperi në dedikimin e tij.

Postimi i plotë:

Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bere 4 vjeçe, ti më bere baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu. Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty. Gëzuar ditëlindjen, jeta babes! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!

© Panorama.al

Te lidhura