Pas nje lidhje dashurie 28 vjeçare u kurorezuan ne martese. Asgje shume e habitshme, sikur te mos behej fjale per moshen e ciftit, qe sot per sot klasifikohet si me i vjetri ne bote. Forrest Lunsway, plot 100 vjec eshte martuar me Rose Pollard, 93 vjec. Cifti u njoh ne pisten e vallezimit ne vitin largët 1983. Sipas Daily Mail, atehere Forrest ishte 72 vjeçar, ndërsa Rose Pollard 65 vjeçare.
Partnere ne skene, edhe te dashuruar. “Si ndodhi që nuk u martuam kurrë?”- e pyeti nje dite Forrest Rosen. “Sepse, ti kurrë nuk më ke propozuar per martese”- iu pergjigj ajo.
Pas kesaj, ai u ul në gjunjë dhe i beri propozimin, duke e lutur ta caktonte ajo vete diten e dasmes. Rose zgjodhi pikerisht 100-vjetorin e Forrestit, dite kur vune edhe kurore.
Pas martesës Forrest dhe Rose u bënë edhe zyrtarisht çifti më i vjetër i sapomartuar. Para tyre rekordin e mbanin britanikët Harry Corton dhe Edna Holford, të cilët kur organizuan dasmën bashkë kishin 183 vjet.
© Panorama.al











