TIRANE- Kreu i qeverise, duke vleresuar si nje akt shume te rendesishem regjistrimin e popullsise, percaktuar si cencus ka deklaruar edhe njehere se gjithe kundershtuesit e tij nisen nga qellime tejet meskine.
Deklarata eshte bere sot ne ceremoninë e inagurimit të qendrës për mbledhjen e të dhënave për censusit, ku Berisha eshte shoqeruar edhe nga ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Ettore Sequi.
Sipas Berishes, protestat e aleancës “Kuq e Zi” kundër regjistrimit nuk kane ansje lidhje me patriotizmin dhe mbrojtjen e kombesise, nderkohe qe levizja sipas tij mund te cilesohet pa frike “faqezi”.
“Duhet të theksoj që në një shoqëri të lirë grupet kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre, t`i shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi por kur këtë e bëjnë institucione të cilat në kushtetutën e vendi janë të depolitizuar kjo lëvizje nuk mund të quhet përveçse lëvizja faqezi” tha kreu i qeverise.
Ai premtoi teknologji moderne ne regjistrimin e popullsise qe nis ne tetor dhe pranoi se është më i veçanti në historinë e vendit për vetë faktin se për shumë arsye është i pari regjistrim i lirë pas ato të bëra në fillimet e mbretësirë shqiptare.
© Panorama.al











