Youtube e heq nga qarkullimi, sepse ka skena nuditeti dhe seksuale.Ashtu si edhe vitet e tjera, një nga ngjarjet e cila tërheq më shumë vemendjen e fansave të “Big Brother” është ajo se çfarë ndodh poshtë jorganëve të tyre. Nëse e mbani mend videoja e Olsit dhe Najadës duke bërë seks, pati rekorde klikimesh, kjo edhe për faktin se ishte edicioni i parë i “Big brother” dhe për herë të parë në Shqipëri mund të shihnim live një çift duke bërë seks. Më pas është përfolur edhe për të tjerë çifte si psh rasti i Jetmirit dhe Rezit vitin e kaluar ku vetë Jetmiri pohoi se të bësh seks nuk është ndonjë çudi. Këtë vit gjithashtu çiftet nuk kanë munguar, por edhe skenat e seksit gjithashtu. Gjatë një nate spektakli u transmetua një pjesë nga momenti kur Ermela dhe Ervini bënin seks paçka se kishin vetëm pak ditë të njohur dhe të lidhur duke u cilësuar kështu si çifti që i dogji të gjitha etapat për të shkuar në aktin final. Mes tyre ndodhi ajo që, më parë le të bëjmë seks e pastaj të njihemi. Nuk kanë ndenjur duarkryq as Mirjeta me Marjelin. Gjithmonë ka patur dyshime nëse bëjnë ndonjë gjë ata të dy meqë flejnë për natë bashkë, por në fakt asgjë nuk dukej në horizont. Por ka ndodhur, dhe a e dini kur? Pikërisht mbasi mamaja e Marjelit e urdhëroi të birin që ta ndërpriste lidhjen me Mirjetën, pasi ai nuk dinte asgjë për të. Të nesërmen në darkë Marjeli bëri seks me Mirjetën. Videoja e hedhur në youtube nga fansat e “Big Brother” ka bërë xhiron e portaleve dhe të faqeve të ndryshme në internet. Fansat e kanë quajtur kështu këtë klip: “Marjeli nxjerr luanin, seks me 16 mars në orën 3 e 30 minuta”. Iku edhe kjo, por ka akoma…. Mesa duket kanë bërë seks edhe Ogreni me Nedën! Pooooo! Videoja e tyre ka qarkulluar në internet dhe ka ngjallur mjaft diskutime, kjo edhe për arsyen se nuk mund të imagjinohej që Neda, e cila fliste gjithnjë për parime, të mos përmbahej brenda shtëpisë. Por mesa duket, kjo video është raportuar nga të afërm të Nedës apo Ogrenit dhe tashmë ajo është e bllokuar. Fansat shkruajnë të irritur duke thënë se youtube po kujdeset për “imazhin” e Ogrenit dhe Nedës duke çensuruar klipin pasi sipas youtube ajo përmban skena nudo dhe seksuale. Por fansat nuk kanë ndenjur duarkryq, menjëherë më pas ata kanë postuar një tjetër klip me titull: “Neda përdhunon Ogrenin” ku paraqitet Neda duke kërkuar intimitet nga Ogreni, ndërkohë që ky i fundit i shmanget.











