Shakhtar Donetsk, Totenham, Shalke, Inter, Real Madrid, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Çelsi janë tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kampioneve. Pas ndeshjeve të fundit të luajtura mbrëmë, ashtu siç pritej Reali i Madridit eliminoi Lionin, ndërsa Çelsit i mjaftoi një barazim pa gola për të vazhduar më tej ndaj Kopenhagen, kjo falë fitores 2-0 të arritur që në ndeshjen e parë në Danimarkë. Skuadra e Jose Mourinjos fitoi për herë të parë ndaj francezëve të Lionin (tetë ndeshje pa asnjë fitore) falë golave të Marcelo (37’), Benzema (66’) dhe Di Maria (76’). Madrilenët dominiuan gjithë takimin dhe mund të kishin shënuar edhe shumë gola të tjerë por forma mjaft e mirë e portierit të francezëve, Hugo Loris bëri që këta të fundit të mos dilnin të turpëruar nga një goleadë nga përballja e djeshme. Ndërsa në Londër skuadra e Karlo Ançelotit nuk bëri më shumë se një senacë strëvitore me danezët e Kopenhagen duke mos u lodhur shumë për të shënuar, duke qenë se kualifikimin e kishin arritur thuajse që në ndeshjen e parë. Kujtojmë se ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti i Kupës së Kampioneve nga ku do të dalin edhe 4 çiftet çerekfinaliste.
Rezultatet
Të martën
Bajern-Inter 2-3 (1-0)
Gomez 21’, Myler 31’/ Eto´o 4’, Shnjader 63′, Pandev 88’
Mançester-Marsejë 2-1 (0-0)
Hernandez 5’, 75’/ Braun 82’ (autg)
DJE
Çelsi-Kopenhag. 0-0 (2-0)
Real Madrid-Lion 3-0 (1-1)
Marcelo 37’, Benzema 66’, Di Maria 76’











