Cana drejt Shtutgartit, klubi i Gallatasarajit do 6 milionë euro

Mar 28, 2011 | 11:18

Lorik Cana pritet të largohet në verë nga klubi i Gallatasarajit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat tregojnë edhe çmimin që drejtuesit e Gallatasarajit kanë vënë për kartonin e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Sipas shtypit turk, destinacioni më i mundshëm i Canës do të jetë Bundesliga gjermane. Mësohet se disa skuadra gjermane kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin. Klubi i Stambollit ka vënë në këtë mënyrë edhe çmimin për shitjen e Canës, teksa skuadrat e interesuara duhet të japin plot 6 milionë euro. Mesfushori kuqezi ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2014 me Gallatasarajin, kështu që nuk mund të lëvizë pa miratimin e klubit turk. Ai kaloi tek kjo skuadër në verën e vitit të kaluar për 4.5 milionë euro. Cana luajti vetëm një sezon në Premier Ligë me Sandërlendin, por me sa duket edhe në Turqi aventura e liderit të Kombëtares shqiptare do të zgjasë pak. Periudha e errët që po kalon klubi turk, por edhe krizë financiare që e ka përfshirë, kanë bërë që lojtari të mendojë seriozisht largimin, edhe pse ai vetë nuk është shprehur për këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura