Nikola Ilievski është shkarkuar dje nga drejtimi i Bylisit nga presidenti Besnik Kapllanaj. Gjithashtu, lojtarët janë gjobitur me nga një rrogë mujore, për mosdhënien e maksimumit të tyre në ndeshjet e zhvilluara së fundmi dhe për rezultatet e dobëta, ndërsa kapiteni me dy të tilla, për mossinjalizim të problemeve. Lajmi konfirmohet nga vetë Kapllanaj. “Shkaku i shkarkimit të trajnerit ka ardhur për disa arsye: mungesa e rezultateve, marrëdhëniet jo të mira me lojtarët, duke krijuar kështu pakënaqësi midis atyre shqiptarë dhe të huaj si dhe mosarritja e synimit, për ta çuar ekipin në finalen e kupës së Shqipërisë. Ndërkaq, edhe të gjithë lojtarët janë gjobitur me nga një rrogë mujore, për mosdhënien e maksimumit të tyre në ndeshjet e zhvilluara”, ka bërë të ditur Kapllanaj.











