Bylis mund kryesuesit, rihapet kampionati

Mar 14, 2011 | 12:51

Bylis mund Flamurtarin duke rihapur kampionatin. Një gol në minutën e fundit të takimit të shënuar nga Fjodor Xhafa i dha trepikëshin skuadrës ballshiote.Bylis është shndërruar në “macen e zezë” të Flamurtarit, duke e mundur dy herë brenda këtij sezoni në kampionat liderin absolut të Kategorisë Superiore. Ashtu siç ishte parashikuar, fusha e Ballshit konfirmohet një makth i vërtetë për Flamurtarin, që nuk ka arritur të fitojë asnjëherë këtë sezon, si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Ballshiotët u besuan këmbëve të Fjodor Xhafës, i cili në minutën e 89-të të ndeshjes shënoi golin trepikësh. Goli i tetë sezonal për 34-vjeçarin, i formuar në shkollën vlonjate gëzoi më së shumti edhe korçarët, të cilët ndodhen tashmë -3 pikë më pak se Flamurtari. Deri në momentin e shënimit të golit, të dyja skuadrat kanë luftuar shumë dhe takimi ka qenë i balancuar si në raste, ashtu edhe në volumin e lojës. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë loja e ashpër sidomos nga ana e vendasve dhe tolerimi deri në ekstrem nga ana e arbitrave të ndeshjes. Ndoshta do të duhej të nxirrej të paktën dy herë kartoni i kuq për lojtarët e ekipit të Bylisit, por për Kridens Metën e kuqja doli vetëm për trajnerin Gugash Magani, i cili u largua nga pankina në minutën e 52-të të ndeshjes. Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari vazhdon të kryesojë me 52 pikë Kategorinë Superiore pas 24 javësh, por tani ka vetëm 3 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë, që u duk se do t’i lante duart me titullin pas atij barazimi në Kavajë, por ka ndodhur e kundërta. Me këto tri pikë, Bylisi lë vendin e parafundit duke parakaluar Besën dhe duke u ngjitur në vendin e 10-të me 24 pikë.

Superiore/Java 24

Të premten
Shkumbini-Laçi    2-5
Kuli 11′ (p), Gërboviç 67’/ Dragiçeviç 33′, 36′, 53′, Selimi 48′, Hysa 75′
Të shtunën
Besa-Skënderbeu    0-0
Teuta-Vllaznia    0-0
Dinamo-Elbasani    3-1
Ferraj 35′, Bërkiç 38′, Martinena 87’/ Kacollja 89′
Kastrioti-Tirana    2-0
Alvish 62′ Inkango 78′
Dje
Bylis-Flamurtari    1-0
F.Xhafa 90′

Renditja

Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Flamurtari    24     17     1     6     52
2. Skënderbeu     24     15     4     5     49
3. Vllaznia     24     12     7     5     43
4. Laçi    24     11     4     9     37
5. Dinamo    24     10     6     8     36
6. Tirana    24     8     10     6     34
7. Kastrioti    24     7     8     9     29
8. Shkumbini     24     8     5     11     29
9. Teuta    24     7     7     10     28
10. Bylis    24     7     3     14     24
11. Besa    24     5     8     11     23
12. Elbasani     24     4     3     17     12
Shënim: Elbasani, minus 3 pikë në renditje, i dënuar nga FIFA për shkak të çështjes “Darko Periç”.

 

LEONARD KARAJ

© Panorama.al

Te lidhura