Bullgari-Estoni, u shit për 5 milionë euro

Mar 10, 2011 | 11:10

Ndeshjet miqësore të datës 9 shkurt, midis Bolivisë dhe Letonisë si dhe Bullgarisë e Estonisë kanë rezultuar të trukuara. Sipas burimeve nga e përditshmja gjermane “Stern”, të dyja këto dy miqësore janë organizuar nga mafia. Ndeshjet janë zhvilluar pa tifozë, pa të drejta televizive dhe pa reklama. Mbi të gjitha janë gjykuar nga i njëjti gjyqtar i palicencuar nga FIFA, i cili kreu me sukses vendimin e mafias duke dhënë 7 penallti, të vetmit gola të shënuar në këto dy takime. FIFA del në konkluzion se ato dy ndeshje kanë qenë të trukuara. Si organizator ka hyrë në mes një firmë angleze, e cila shumë shpejt pas ndeshjes u zhduk. Ndërkohë, dalin në dritë edhe sistemi i basteve, ku nga të dhënat e tyre, vetëm në ndeshjen Bullgari-Estoni janë vënë 5 milionë euro.

© Panorama.al

Te lidhura