Buljan: Nuk kam shënuar në këtë mënyrë

Mar 21, 2011 | 10:14

Stipe Buljan e ka çuar Laçin në “qiellin e shtatë”, me atë gol të shënuar në të 91′. Kroati është rikthyer në fushën e lojës pas një jave pushim nga dëmtimi dhe i ka dhënë Laçit një dorë shumë të madhe me atë gol të shënuar në limitet e fundit të ndeshjes.  Mbrojtësi Stipe Buljan ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes, së bashku me portierin Vashaku. “Nuk di si ta shpjegoj ndjesinë e një goli të shënuar në minutën e fundit të lojës, aq më pak ndaj një kundërshtari siç është Dinamo. Nuk dua të bëj aspak modestin, por jam gëzuar njëlloj si në fitoret e tjera të bëra gjatë kampionatit. Goli të jep një kënaqësi të madhe, aq më shumë kur ka vlerën e trepikëshit. Por dje fitoi Laçi dhe jo Buljan. Më vjen shumë mirë që skuadra po ecën me ritmin e duhur dhe tani kemi shanse që të kapim edhe Kupat e Evropës, ndaj do mundohemi që ta arrijmë këtë gjë”, ka pohuar lojtari i skuadrës kurbinase në përfundim të takimit me Dinamon.

© Panorama.al

Te lidhura