Bukuroshet mbi 40 vjeç të “Oskarit”

Mar 6, 2011 | 12:30

Bukuroshet mbi 40 vjeç të “Oskarit”

Nata e ndarjes së çmimeve “Oskar”, dihet se është edhe një event, ku bukuroshet e kinemasë nuk humbasin rastin për të paraqitur hiret e tyre. Kryesisht, më shumë në sy bien aktoret tashmë të famshme dhe të suksesshme, të cilat janë edhe më të sofistikuara dhe mbi të gjitha rrezatojnë një besim të madh në vetvete. Ja disa prej mbi 40-vjeçareve, që shkëlqyen të dielën që kaloi

Halle Berry
Kishte veshur një fustan me bisht, në fakt të denjë për një nuse që bënte shumë kontrast me tapetin gjak të kuq. Sigurisht që fustani ishte shumë i bukur, por nuk është e vështirë që të shkëlqesh me trupin e Halles. Për të nuk ka qenë kurë problem as dekolteja, as krahët e zhveshur dhe as pjesët e tjera të trupit, që edhe pse tashmë i ka kaluar të 40-at, i ka perfekte.

Celine Dion
A mund ta besoni se kjo zonjë sapo ka sjellë në jetë dy binjakë? Linjat e saj vazhdojnë të jenë po aq perfektë sa edhe në kohën e vajzërisë. Në natën e “Oskarëve”, ajo veshi një fustan Armani Prive, të kombinuar me diamante të gjelbër Bulgari. Flokët e lëshuar me krela poshtë supeve i japin një pamje të re, por jo prej çupëline.

Sharon Stone
Të thuash që ajo është një zonjë mbi të 40-at, do të ishte një gënjeshtër, sepse në fakt ajo i ka kaluar tashmë të 50-at. Edhe ajo kishte veshur një Armani Prive të zi, si një pjesë e madhe e aktoreve që janë fanse të mëdha të stilistit italian.

Helen Mirren
Ajo është gjithmonë një damë elegante e denjë për mbrëmjet, ku të gjitha gratë përpiqen që të shkëlqejnë më shumë se të tjerat. Këtë herë ka preferuar një fustan gri të Vivien Wood prej mëndafshi. Por, në paraqitjen e saj e ndihmon edhe beli i hollë që i jep vlerë fustanit.

Sandra Bullock
U lavdërua për kontrast. Ka preferuar ngjyrën e zjarrit natën e “Oskarëve” si për t’i bërë një sfidë të vërtetë me fustanin e saj tapetit të famshëm.

Marisa Tomei
A mund të jetë ajo me të vërtetë mbi 40 vjeçe? Të paktën ajo është përpjekur, që përmes një stili veshjeje dhe krehjeje të viteve ’50-të t’i “turbullojë të gjithë e mbi të gjitha t’i çorientojë. Veshja e saj është një Charles James nga Lily et Cie.

Annette Bening
Ah sikur të kishte mundur që të merrte “Oskarin”… Me këtë fustan do të ishte dukur shumë elegante. Këshilla që Annette ka për të gjitha gratë është: Sa më shumë të avancosh në moshë aq më shumë duhet të shfaqësh pjesën e poshtme të krahëve dhe pjesën e përparme të gjoksit, pa e ekzagjeruar. Një këshillë që ajo e zbaton gjithmonë duke pasur sukses.

Nicole Kidman
Është një nga ato aktore, që gjithmonë tenton ta shtyjë modën përpara. Për natën e “Oskar-it” zgjodhi një fustan Dior Couture.

© Panorama.al

Te lidhura