Xhixhi Bufon ka bërë të ditur se nuk mendon për të ardhmen, por se është fokusuar plotësisht te sezoni i Juventusit. “Për sa i përket merkatos, dëshira ime është të qëndroj, por është e kotë që të merrem tani me këtë çështje. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë, si për shembull të fokusohem plotësisht tek ecuria e kampionatit dhe ndeshjet që na kanë mbetur. Duhet të përpiqemi që të rikuperojmë sa më shumë pozicione të jetë e mundur në klasifikim”.











