Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku zhvilloi takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

Rama u ndal te kundërshtari dhe opozita.
Kryeministri vuri në pah primaret që zhvilloi PD-ja pak muaj më parë ku sipas tij, asnjë prej atyre që morën votë masive në bazë nuk është kandidat për deputet, duke marrë shembullin e Dash Sulës apo kryetares së PD në Sarandë.
Rama: Bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet aty. Krimba, zhaba, bretkosa. Fiks PD-ja. Ai rri dhe rri lart. Edhe sheh. Atë kënetën që e mbledhin në 200-300 veta e lejnë në diell, bufiti i kanë marrë një çadër dhe bufi flet nga pema. Fiks kënetë. Edhe bufi i ha. Kush fitoi primaret në Tiranë, Elbasan, Sarandë nuk është fare nëpër lista. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare.
Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë. Ishte sot në Tropojë. Nga gjithë veriu, kush është zona më e pafinancuar deri sa erdhëm ne. Ai flet veriu, veriu. Gjithë investimet në veri nga unë dhe PS, nuk bëjnë sa janë bërë në këtë periudhë. E dini kush është zona ku nuk ka investuar asgjë? Tropoja. Tropoja kur kam vajtur, siç ishte kur kam qenë student. S’kishte asgjë.
© Panorama.al











