BSH, Fullani: Rritet norma bazë e interesit

Mar 23, 2011 | 13:48

TIRANE- Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot rritjen e normes baze te interesit. Vendimi eshte deklaruar nga guvernatori Ardian Fullani, sipas te cilit pas mbledjes se keshillit mbikqyres te bankes u vendos qe norma e interesit te behet 5.25 përqind.

“BSH zgjodhi momentin e duhur për ndërrimin e kahut të politikës monetare në kushtet e një presioni global të rritjes se çmimeve dhe të një paqartësie në kuadrin global në marrëdhënien e tyre me tregun”- ka thene Fullani.

Gjate nje konference per mediat, Fullani ka theksuar se muaji shkurt ka shenuar rritje te inflacionit, ndikuar kjo si pasoje e rritjes se cmimit te mallrave te konsumit. Sipas tij, importet kane shenuar rritje, nderkohe qe kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme të ngadalta edhe pse kërkesa për kredi është shtuar.

© Panorama.al

Te lidhura