TIRANË- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka vlerësuar rolin shumë të rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në mbështetje të ekonomisë reale, ndërkohë që guvernatori Ardian Fullani ka deklaruar se Shqipëria po ndërton një ekonomi solide. Deklaratat janë bërë gjatë ceremonisë së zhvilluar për fillimet e punimeve për rikonstruksionin e godinës së Bankës së Shqipërisë.
“Shqipëria po ndërton ekonomi solide. Infrastruktura e re do t`i sigurojë Bankës së Shqipërisë kushte më të mira pune, ndarje administrative të funskionev të saj si janë administrimi, operatorët, teknologjia dhe të përpunimit dhe shpërndarjes së monedhës” – tha Fullani gjatë fjalës së tij, duke bërë një panoramë të rrugës që ka përshkuar puna në BSH.
Ndërkohë ministri i Financave, Bode ka kujtuar rolin thelbësor të BSH, në kohën e krizës globale, kur sistemi ynë bankar nuk pësoi asnjë tronditje.
“BSH ka luajtur rol të madh në vitet e tranzicionit të ekonomisë shqiptare, në mbështetje të ekonomisë reale. Ngjarjet e viteve të fundit të ekonomisë globale, gjatë krizës dhe stabiliteti që dëshmoi sistemi bankar në Shqipëri na detyron të ngjohim meritat të padiskutueshme të standardeve, asgjë nuk u trondit në sistemin tonë bankar, së dyti, mirënjohje për gjithë këtë sistem që u shndërrua në mbështetje ndaj ekonomisë reale, duke rritur mundësinë e ndryshimit të shpejtë të ekonomisë duke 5 fishuar mbështetjen e sistemit bankar ndaj biznesit”- tha Bode.
© Panorama.al











