Britani/ Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, i hap rrugë sfidës me Starmer për lidershipin e partisë

Jun 19, 2026 | 10:28

Andy Burnham ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Makerfield në Britani, duke i hapur rrugën një sfide për lidership kundër kryeministrit Keir Starmer.

Andy Burnham

Kandidati i Partisë Laburiste siguroi 55 përqind të votave në votimin e së enjtes, duke tejkaluar pritjet e partisë dhe duke e mundur Robert Kenyon, kandidatin e Reform UK të Nigel Farage, me më shumë se 9,000 vota.

Ai e përshkroi votimin në Makerfield si një “thirrje të fortë për ndryshim” dhe e paralajmëroi partinë e tij se ky ishte “shansi i saj i fundit” për të ndryshuar.

Burnham pritet të nisë një garë kundër kryeministrit brenda disa javësh.Wes Streeting, i cili dha dorëheqjen si sekretar i shëndetësisë muajin e kaluar, ka thënë se do të nisë një sfidë për lidership nëse Kryeministri nuk jep dorëheqjen deri javën e ardhshme.

Nga ana e tij, Starmer ka thënë se do të luftojë çdo sfidë dhe paralajmëroi se një garë do të krijojë “kaos dhe paqëndrueshmëri”.

© Panorama.al

Te lidhura