Insituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vienë, në përllogaritjet e tij nxjerr se borxhi publik i Shqipërisë për vitin 2009 ka qenë 61.6 %, kurse në vitin 2010 plot 61%. Kjo shifër bie në kundërshtim me atë që kanë deklaruar institucionet në vendin tonë, ku për vitin 2010 theksohej se borxhi nuk kaloi 60 për qind, madje u lakua se u ul poshtë kësaj vlere. Shifra që jep Instituti i Vienës mund të konsiderohet si alarmante nëse do të merret i mirëqenë, duke qenë se BB-ja dhe FMN-ja kanë paralajmëruar që borxhi të mos kalojë 60 për qind të GDP-së. Madje Shqipërisë i është kukuar që të zbatojë një formulë për uljen e borxhit e cila do të garantojë që deri në 2013 borxhi do të zbresë 54%.











