Bombë në stacionin e autobusit

Mar 24, 2011 | 10:12

Një person ka humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të autobusëve në Jerusalem. Sipas autoriteteve izraelite, autorësia e këtij sulmi është e militantëve palestinezë. Pas shumë vitesh, ky është sulmi i parë i këtij lloji në vend. Sulmi i fundit vetëvrasës që goditi qytetin ishte në vitin 2004. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shtyrë udhëtimin për në Rusi, pasi u njoftua për incidentin. Sulmi ka ndodhur ndërsa Izraeli ka nisur gjatë ditëve të fundit një seri bombardimesh mbi Gaza, territor palestinez i “pushtuar” nga Izraeli përpara vitit 1965. Autoritete palestineze kanë paralajmëruar se nëse incidenti përsëritet, ne na duhet të veprojmë, duke kërcënuar haptazi sërish palestinezët në Gaza.

© Panorama.al

Te lidhura