Bllokimi i rrugës para Parlamentit nga policia për shkak të protestës së qytetarëve ka shkaktuar indinjatë.
Policia e ka bllokuar rrugën totalisht që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, tek ura, dhe deri tek qendra tregtare Toptani, duke e futur parlamentit në një “shtetrrethim” të plotë.
Për pasojë pamundësohet lëvizja e kalimtarëve. Një vajzë e re ka debatuar edhe me efektivët e policisë duke iu kërkuar që ta lejojnë të kalojnë.
© Panorama.al











