“Bllok rusofobik ndaj nesh”- Kremlini paralajmëron BE-në: Po përgatisim kundërmasa të rrepta në rast të vjedhjes së aseteve tona!

Dec 4, 2025 | 16:35

Rusia po përgatit kundërmasa në rast se BE vendos të vazhdojë me sekuestrimin përfundimtar të aseteve ruse.

kremlini

Kështu paralajmëroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.

“Sigurisht, çdo veprim i paligjshëm në lidhje me rezervat dhe asetet tona shtetërore nuk do të mbetet pa përgjigjen më të ashpër. Do të ketë një reagim të tillë si nga ana jonë dhe sigurisht, bashkësia ndërkombëtare nuk do të qëndrojë duarkryq”, tha Zakharova.

“Përgatitja e një pakete kundërmasash në rast të një vjedhjeje dhe sekuestrimi të tillë të aseteve ruse është tashmë në proces”, shtoi ajo.

maria zakarova

Sipas saj, në BE përdoren pothuajse të gjitha mjetet, nga kërcënimet dhe shantazhet e hapura deri te gënjeshtrat.

“Ky është një rast ku kuptimi i dështimit të një strategjie fillimisht të gabuar, të cilën blloku rusofobik ia imponon të gjithë BE-së, arrin kufijtë e paranojës politike. Dëshira për t’i shkaktuar dëm Rusisë i lë në hije gjithçka”, vuri në dukje Zakharova.

“Askush në BE nuk e fsheh se nuk ka arsye legjitime për këto veprime (të sekuestrimit të aseteve ruse). Kjo është vjedhje, e cila nuk mund të karakterizohet në asnjë mënyrë tjetër”, përfundoi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura