Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot shkarkimin e Anuela Ristanit nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Berisha tha se bashkia e Tiranës ndodhet në duart e mafiozëve, teksa i cilësoi lëvizjet e fundit në bashki si betejë mafiozësh.
“Dhe tani beteja mafioze njëri shkon dhe e mbron atë Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Duhet të mblidhet këshilli bashkiak, por kjo është beteje mafiozësh”, tha kreu i PD.
Berisha: Dhe tani, beteja mafioze. Njëri shkon dhe emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty kryetare. Ato janë funksione të këshillit bashkiak kudo, as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet. Por, betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron Sekretare të Përgjithshme një tjetër. Ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloje hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe Bashkia, në duart e çfarë mafieje të rrezikshme është. Belind Këlliçi ka një meritë të jashtëzakonshme që nuk iu nda. Dhe qytetarët e Tiranës kanë një meritë të jashtëzakonshme që në 44 javë nuk iu ndanë atij hajduti.
Por tani, kjo është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos. Ta keni të qartë që keni parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera, do çuditet ju dhe bota.
Por ne, të lemë kreun e organizatës kriminale të kacafytet me mafien. Ne të bëjmë punë me çdo qytetar, pavarësisht çfarë bindjesh ka, në mënyrë që të bashkohet me ne.
Kujtojmë se nga qelia e paraburgimit, Erion Veliaj shkarkoi sot Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia delegoi këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.
“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.
Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, të cilës Erion Veliaj i delegoi firmën pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.
SHKRESA
“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”
Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,
URDHËROJ:
- Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
- Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
- Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
- Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.
KRYETARI Erion Veliaj
© Panorama.al











