“Berluskoni, më mirë trajner se politikan”

Mar 18, 2011 | 8:50

Deklaratat e Mauricio Zamparinit nuk janë kurrë banale. Presidenti i Palermos, në një moment të vështirë për skuadrën e tij ka kërkuar ta ç’dramatizojë disi situatën aktuale, duke hedhur batuta mbi presidentin e Milanit dhe Kryeministrin e Italisë. “Berluskoni festoi para kohe për titullin? Ka 25 vite në krye të kësaj skuadre dhe i njeh mirë edhe hilet e futbollit, ndaj ekipeve si Milani nuk u mungojnë favoret. Pastaj, me gjithë këtë periudhë të gjatë në sport, unë kam besim që Silvio kupton më shumë nga futbolli, sesa nga politika. Do kishte qenë një trajner i mirë”, ka pohuar Zamparini.

© Panorama.al

Te lidhura