Silvio Berluskoni është ftuar të mësojë se si të ketë autokontroll. Një reklamë nga shkolla e jogës në Amsterdam, Holandë, e fton Kryeministrin italian të marrë disa leksione asketizmi dhe meditimi oriental për të siguruar më shumë autokontroll, në mënyrë që të evitojë gafa të tjera ndërkombëtare. Në një nga posterat paraqitet koka e Berluskonit, me fizikun e një të riu muskulor, me mbishkrimin “Joga, për më shumë autokontroll” ose “Joga, për shpirtra të trazuar”. Berluskoni nuk është personazhi i vetëm që është përdorur për këtë publicitet, por ka përkrah edhe Mahmud Ahmadinexhadin e Iranit dhe ultranacionalistin holandez, Geert Uilders.











