Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka shpenzuar gjatë vitit 2010 ka shpenzuar 34 milionë euro për bizhuteri, antikitetet, kravata, avokatë dhe zarfe me para për vajzat e reja të festave të tij. Lajmi u publikua nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”. Miliarderi 74-vjeçar ka shpenzuar 120 mijë euro vetëm për kravata. Ai ka marrë me qira një pallat për 675.000 euro, ndërsa për vilën e tij në Antigua ka paguar 900.000 euro për faturat e gazit, ujit dhe rrymës. Gjatë hetimeve që po zhvillohen kundër tij, disa vajza të reja kanë thënë se kanë pranuar shumë dhurata nga Kryeministri italian. Sipas gazetës, Berluskoni u ka dhënë 562.000 euro 14 bukurosheve të tij. 441 mijë euro janë shpenzuar për avokatin Ghedini dhe gjysmë milionë euro për avokatë të tjerë. 100 mijë euro ka vlejtur përgjatë muajit 2010 melodia e dj dhe pianistit Danilo Mariani, e cila ka shoqëruar secilën prej festave të tij. Shpenzimet nuk kanë të sosur, ndërsa Itali është në krizë ekonomike. Çdo raport mbi shpenzimet marramendëse të kryeministrit, bëhet një plagë më shumë për italianët, në prag të varfërisë.











