TIRANË- Kreu i qeverisë Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra të kabinetit dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve.
Ceremonia ka nisur në orën 10.00, ku nën ritmet e bandës frymore, secili me radhë është përkulur para memorialit “Nënë Shqipëri”.
Sikundër pritej edhe këtë vit nderimi për ditën e Pavarësisë, u zhvillua në axhenda të ndara. Në të njëjtën orë, kreu i shtetit, Bamir Topi ndodhet në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, për të nderuar nga qyteti i Pavarësisë këtë ditë të shënuar.
Ndërkohë që kreu i PS-së, Edi Rama ka një tjetër axhendë ne Kosove për të kujtuar këtë ditë që përkon me 99 vjetorin e Pavarësisë së vendit.
© Panorama.al











