TIRANE- Duke shprehur vendosmerine per miratimin e ligjit te aministise, si e drejte e merituar per qytetaret dhe biznesit, Kryeministri Berisha përsëriti ftesën drejtuar opozitës të votojë në parlament kete ligj.
“Ftoj opozitën, edhe një herë, të votojë këtë ligj si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar vullnetin që ka në interesin më të mirë të vendit. Nëse ka vërejtje apo sugjerime të amendojë këtë ligj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit të biznesit dhe absolutisht jo buxhetit të shtetit”- tha Berisha.
Sipas tij, ne kete ligj janë vendosur tarifat më të ulëta që mund të vendosen dhe gjykoj se opozita nuk ka asnjë shkak asnjë arsye për të mos e votuar”- tha Berisha, duke lene te hapur edhe opsionin 2, ate te faljes ne mungese te konsensusit te opozites.











