TIRANE- Vetëm pak ditë pas seleksionimit të kompanive fituese per tunelin TIrane-Elbasan, kreu i qeverise ka dhënë sot të tjera lajme sa i takon infrastrukturës. Hapjen e tenderit per aksin Lushnje-Berat dhe by pass-in e Shkodres.
“Sot kam kënaqësinë të informojë qytetarët se Ministria e Punëve Publike ka marrë porosi për hapjen e tenderit për rrugën Lushnjë Berat dhe të by pass-in e Shkodrës”, tha Berisha. Sipas tij, në datën 3 u shpall fituese kompania që do të ndërtojë Tunelin e Krrabës, në 18 muaj.
Duke cmuar si shume te rendesishme te dyja nismat, Berisha ka theksuar se by pass-i i Shkodrës i jep fund problemit te permbytjeve per kete qytet.
“E nisur si një autostradë sot ajo kthehet dhe është konceptuar një vepër shpëtimi për Shkodrën nga përmbytjet. Kemi përshtatur projektin fillestar dhe e kemi shndërruar atë në një digë të vërtetë” tha Berisha.
© Panorama.al











