Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj gjuhës fyese që Taulant Balla përdori një ditë më parë ndaj Albana Vokshit, duke i thënë asaj se “Për ty Albana kam numrin 0900”.
Berisha teksa e dënoi këtë gjuhë, tha se kjo i shkon përshtat Ballës, por theksoi se është bërë me porosi të Edi Ramës.
“Përsa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë. Ne kemi të dhëna dhe do të hetojmë se ajo çka tha Taulant Balla është bërë në përputhje me porosinë e Edi Ramës, i cili në urrejtjen e papërmbajtur të një paranojaku fajëson Alban Vokshin për ndëshkimet që po vijnë njëra pas tjetrës nga komuniteti ndërkombëtar. Pra është një reagim i Edi Ramës ndaj ndëshkimeve të njëpasnjëshme që ka marrë dhe do të marrë nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që për PD autori i vërtetë i asaj rrugaçërie parlamentare është Edi Rama. Ai ka porositë krimin”, deklaroi Sali Berisha.
Më pas kreu i PD renditi akuzat ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, duke thënë se ai është denoncuar si trafikant prostitutash. Sipas Berishës aktualisht Balla ka biseduar me vëllain e Suel Çelës, Mario Çela dhe po ben të pamundurën për ta liruar.
“Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës. Balla sic e kam denoncuar shumë e shumë herë ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarin kriminale me prostituta moldave të sjellë nga Edi Rama te eksponentëve të PS. Kam denoncuar në atë kohë edhe lokalet që frekuentonin.
Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufij nga shtetet mike, si transportues prostitutash. Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij janë të dokumentuara, në dosjet gjyqësore, të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën.
Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan ka udhëzuar që të vendosur revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revole të fshehur. Balla është kriminele që bashkë me Vate Staken dy kriminelet që i vendosën tritolin Lulzim Kullës
Balla është kriminele që ka biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Celës ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës. Balla është krimineli që po bën çdo përpjekje për të liruar vëllain e Suel Çelës”, u shpreh nder te tjera lideri I PD-së.
© Panorama.al











