Berisha: Rritje eksportesh ‘Made in Albania’

Mar 2, 2011 | 11:53

TIRANË- Rritje ekonomike, rritje të ardhurash dhe rritje e ndjeshme e eksporteve “Made in Albania”. Këto kanë qenë disa nga ato që kreu i qeverisë i ka quajtur lajme të gëzuara në sferën ekonomike. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka deklaruar me shifra se të ardhurat e këtij viti kanë pësuar rritje me 10% më shumë se viti i shkuar. “Eksportet shqiptare janë rritur dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë nga 232 mijë në 424 mijë tonë. Vlera, e eksporteve është nga 7.9 miliardë lekë, në 19.9, 20 miliardë lekë dy muajt e parë të këtij viti”- tha Berisha, duke shtuar se kjo rritje me 152% është tregues edhe i një fuqizimi në sektorin e punësimit.

Sipas Berishës, tejkalimi dyshifror i të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar është një tregues shumë pozitiv për një rritje ekonomike, që do të pasohet me mbajtjen e premtimeve të qeverisë për rritje rrogash e pensionesh.

© Panorama.al

Te lidhura