Berisha: Rritja e taksave thellon varfërinë

Nov 13, 2011 | 12:58

PETRELE- Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në hapjen e Panairit  të Agro- Biznes-Turizmit në Petrelë, nga ku kundërshtoi edhe njëherë taksën progresive propozuar nga Partia Socialiste.  Edi Rama ka një urrejtje arkaike ndaj të pasurve, tha kryeministri Berisha, çdo gjë mund të zgjidhet duke bërë që edhe të varfërit të rimëkëmben, shtoi ai.

“Nëse ti rrit taksat, qindra- mijëra vende pune do të shkurtohen. Kështu vetëm e thellon varfërinë dhe mjerimin e vendit tënd. Kjo kohë ka përfunduar”- theksoi kryeministri.

Ai premtoi mbështetje të fuqishme për të gjithë fermerët, me qëllim rimëkëmbjen e ekonomive familjare.

Berisha tha se në të ardhmen do të ketë rregulla më lehtësuese për importet e fidanëve. Duke ftuar fshatarët që të investojnë në fidanë frutorë, kryeministri tha se,  synojmë të bëjmë Shqipërinë kopshtin më të bukur dhe më të madh në Evropë.

© Panorama.al

Te lidhura