TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PS-se, Edi Rama per taksen progresive pjese e programit te PS-se, duke thene se ai me te do te frikesoje ata qe nuk i kontrollon dot me. Sipas Berishes ai asnjehere kur ishte ne krye te bashkise nuk e kishte permendur kete.
“Rama këtë problemin e kësaj taksës progresiste e ka me biznesmenët e tij pasi ata nuk e sponsorizojnë më që kur u largua nga bashkia. Nuk i japin më asnjë kacidhe për partine, sepse nuk ka më leje ndërtimi duke bllokuar lejet e të tjerëve. Deri dje nuk e shqiptoi taksën progresiste dhe nuk pati ai ndonjë projekt për bashkinë” tha Berisha.
Reforme ne arsim, trajnim mesuesve
Reforma ne arsim do te shoqerohet me trajnim te thelle te stafit pedagogjik dhe aftesimin e tyre per te qendruar ne vendet e punes. Keshtu ka deklaruar sot kryeministri, Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise, duke i kushtuar nje pjese te rendesishme te fjales pikerisht reformes arsimore.
Sipas tij, eshtë e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të vendit të kenë mundësisnë për kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre.
“Qeveria do të gjejë të gjitha mënyrat për të vendosur në krye të projekteve të saj cilësinë e degëve të mësuesisë. Ne këtë vit duhet të ndërmarrin të gjitha vendimet në mënyrë që degët e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Është e domosdoshme të përshtasim kriteret dhe format më suksesshme, të zbatojmë praktikat europiane në përgatijen e mësuesve”- tha Berisha.
Duke e quajtur arsimin prioritet te qeverise, pasi dija vjen e para, Berisha ka sjelle ne kujtese rritjen e rrogave per arsimtaret dhe nje sere investimesh bere per arsimin.
Sipas tij, janë bërë investime serioze që nga shtrirja e internetit në çdo shkollë dhe po ecin për të shtrirë internetin në çdo klasë.
© Panorama.al











