Berisha: Rama, fushatë vetëm për karrige

Mar 26, 2011 | 13:11

TIRANË- Ndërkohë që maxhoranca ka nisur fushatën e saj për qytetarin, kreu i PS-së ka nisur fushatën vetëm për karrigen. Kështu është shprehur nga Kavaja kreu i qeverisë Sali Berisha, duke i kujtuar kundërshtarit se përgjigjen e merituar do ta marrë nga populli, në 8 maj.

Duke e akuzuar Ramën se po e mbështet fushatën vetën në shpifje dhe mashtrime, Berisha ka deklaruar se qytetarët do të dinë të vlerësojnë alterantivën më të mirë, që si asnjëherë tjetër në këtë fushatë vendore vjen për ta dhe për shqetësimet e tyre. “Pas 8 majit, kur të marrin përgjigjen e merituar, socialistët nuk do të thonë se fajin e ka Saliu, por fajin e ka populli. Vetëm populli me anë të votës mund të lëvizë Berishën nga pushteti, pasi është populli që e mbështet”- ka thënë ai, në fjalën e mbajtur gjatë vizitës në kavajë, ku ishte i pranishëm për inaugurimin e Pallatit të Kulturës.

Berisha ka premtuar se demokratët kanë një sërë projektesh për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, ndërkohë që opozita nuk ka alternativa. “Ne me vullnet, me të gjithë mundësinë tonë do fillojmë fushatën e qytetarit, hartojmë së bashku projektin më madheshtor për Kavajën, Durrësin, Rrogozhinën, e mbarë Shqipërinë. Ne angazhohemi në një fushatë që vendos interesat dhe aspiratat tuaja, problemet shqetësimet tuaja, hallat e dhe dertet tuaja në qendër të saj”- ka thënë Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura