Berisha pret Fearn, mbështetje për integrimin

Mar 15, 2011 | 13:16

TIRANE- Britania konfirmon mbeshtetjen e saj per integrimin e Shqiperise, nderkohe qe kerkon nga politika plotesimin e 12 kerkesave te KE-se per anetaresimin ne familjen europiane.  Mbeshtetja u rikonfirmua gjate takimit te zhvilluar sot mes Kryeministrit Berisha dhe Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të  Britanisë së Madhe,  Daniel Fearn.

“Britania e Madhe dhe qeveria britanike është mbështetëse e fuqishme  e zgjerimit të Ballkanit perëndimor në BE dhe do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në  të gjitha përpjekjet e saj për integrim”- u theksua gjate takimit.

Në takim u vlerësua gjithashtu angazhimi i qeverisë shqiptare për të implementuar të 12 kërkesat e parashtruar nga KE në raportin  e tij, si dhe u theksua rëndësia që të gjithë faktorët të  përmbushin përgjegjësitë e tyre lidhur me këtë  proces.

Nga ana e tij,  kryeministri Berisha i konfirmoi Fearn vendosmërinë  e qeverisë shqiptare për të bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare, në zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

 

© Panorama.al

Te lidhura