Berisha premton zgjedhje të lira

Mar 16, 2011 | 12:10

Në ceremoninë e veçantë të organizuar në Ministrinë e Jashtme për 20-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e SHBA-ve, kryeministri Sali Berisha premtoi se zgjedhjet lokale do të jenë tërësisht të lira e të ndershme. “Zoti ambasador, më 8 maj shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një nga infrastrukturat zgjedhore më moderne, me lista elektronike zgjedhësish, me dokumente identifikimi elektronik, me sistem numërimi ndër më të saktët, me një kuadër ligjor plotësisht demokratik dhe të hartuar me ndihmën e institucioneve më serioze ndërkombëtare, me një angazhim të OSBE-së, të qeverive mike dhe të qeverisë tuaj për t’i vëzhguar me seriozitetin më të madh këto zgjedhje. Pra ndryshimi është si nata me ditën”, deklaroi Berisha, i cili vuri theksin edhe në marrëdhëniet historike mes dy vendeve. Nga ana e tij, ambasadori Arvizu kërkoi të lihen ndasitë politike. “Nuk them se dallimet janë pa kuptim, por duhet t’i kalojmë dhe të hedhim vështrimin përpara”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura