Berisha: Në zgjedhje për popullin. PS,për karriget

Mar 12, 2011 | 13:02

FIER- Kreu i qeverisë duke vlerësuar shumë të rëndësishme zgjedhjet e pushtetit vendore, të 8 majit ka deklaruar se maxhoranca shkon në këto zgjedhje për popullin, ndërsa akuzon opozitën se ka hyrë në betejën elektorale thjesht për karriget.

Deklarata është bërë nga Fieri, ku kryeministri ka përuruar dy segmente rrugore që lidhin komunat me qytetin.

Sipas Berishës, zgjedhjet lokale janë vendimtare për popullin, pasi ato janë zgjidhje e interesave me jetike të qytetarëve shqiptarë. Për këtë, ai ka përsëritur prioritetin e kësaj fushate, që do të përqendrohet në problematikat e cdo qytetari, cdo komuniteti, sado i vogël e kudo që të ndodhet.

Në qytetin e Fierit, Berisha përuroi rrugën Strum-Qafë e Marinzës dhe Sheq-Marinëz, segmente me gjatësi 28 km dhe investim 430 milionë lekë. Rrugët janë shumë të rëndësishme pasi lidhin komunat Strum, Zharrëz e Kuman me qytetin e Fierit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha numëro arritjet e qeverisë demokratike, duke kujtuar se në Fier në 5 vite janë ndërtuar 72 shkolla dhe investimet do të vazhdojë në arsim e infrastrukturë.

Ai është shprehur i bindur se më 8 maj, fitorja do të ndriçojë në Fier, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për maxhorancën.

© Panorama.al

Te lidhura