Berisha: Lubi Balluku dhe Edi Rama që u pasuruan duke ju vjedhur do shkojnë atje ku e kanë vendin

Feb 4, 2026 | 19:15

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën në foltoren e radhës me demokratët e degëve numër 1 dhe 3 në Tiranë.

sali berisha

Berisha u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij se Balluku dhe Rama janë pasuruar me paratë e shqiptarëve.

Ata sipas tij do marrin dënimin që meritojnë dhe do shkojnë atje ku e kanë vendin.

Berisha: Ne do fitojmë dhe në mënyrë absolute Lubi Balluku Edi Rama që janë pasuruar duke vjedhur ju do shkojnë atje ku kanë vendin dhe pasuritë do ju kthehen ju. Janë mld e mld. Do vendosim sistemin më transparent për paratë tuaja. Çdo metër katror pronë e qytetarëve.

Por asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij. Ne do e përmbysim këtë regjim. Kjo kërkon që në këtë errësirë censure të jemi me debatet tona, me shpjegimet tona pishtarë të së vërtetës. Të mbrojmë të vërteta. Propaganda e tij përhap trillime pafund. Nuk kemi përballje tjetër veçse në rrjetet sociale tona por mbi të gjitha takimet me njëri tjetrit. Por me qëllim.

Debate me qëllim. Mashtrimi më i madh është kur flitet për zgjedhjet. Zgjedhje nuk ka. Ka farsë. Ju garantoj po të kishte zgjedhje në 2021 PD do ishte në pushtet. Në 2025 në pushtet.  

© Panorama.al

Te lidhura