TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka informuar sot deputetet demokrate rreth takimeve intensive e shume te rendesishme mbajtur ne kuader te sesionit te 66 të OKB-se.
Gjate fjales se tij ne mbledhjen e grupit te PD-se, Berisha ka theksuar tre objektivat e pjesemarrjes, arritjet e vendit, lobimin per njohjen e Kosoves dhe shfrytezimin e mediave per te dhene nje panorame te denje te Shqiperise amembane botes.
“Se pari u zhvilluan veprimatri intensive politike për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë Shqipërinë, arritjet, vizionin përpjkjet dhe vizonin e saj. Së dyti për të lobuar me të gjithë potencialin e mundshmëm njohjen e pavarësisë së Repubklikës së Kosovës. Së treti pasionin tim për mediat dhe përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik i botës për të paraqitur në cepin e diellit që na takon Shqipërinë dhe arritjet para publikut të mbarë botës në këto media”,- tha Berisha para deputeteve.
Ai ka theksuar se ka ftuar presidentin amerikan, Obama te vizitoje vendin tone dhe ka bere me dije se eshte ftuar nga ish presidenti Klinton ne inisiaticven e tij me te fundit per mbrojtjen ne kuadrin e ngrohjes globale.
Ne kuader te mbrojtjes se tokes, Berisha ka theksuar se Shqiperia do te kontribuoje me shume se c’i favorizon hapesira ne mbjelljen e 250 mije drureve, ullinj dhe arrore.
Sipas Berishes në sesionin e 66-të të OKB-së u arrit një marrëveshje e përbashkët me 46 objektiva që do të shndërrohen në objektivat e të gjitha institucioneve të këtij vendi.
“Në shumë prej këtyre objektivave ne kemi progres, por në të tjera duhet të vijomë punën për t`i plotësuar. Në Shqipëri rezulton një vullnet i hekurt për të promovuar të 46 zotimet e kësaj nisme shumë të rëndësishme” tha me tej kreu i qeverise.
© Panorama.al











