Berisha, Leskajt: Luftë korrupsionit, transparencë

Jan 19, 2012 | 15:57

TIRANE- Kryeministri ka garantuar kreun e KLSH-se, Bujar Leskaj per mbeshtetjen e qeverise ndaj institucionit te tij, duke theksuar se lufta kunder korrupsionit dhe transparenca ne qeverisje jane gur themeli në një shtet demokratik.

Duke e vlerësuar KLSH si një institucion themelor në këtë drejtim, Berisha  theksoi se qeveria do të mbështesë punën e këtij institucioni.

Gjate takimit te zhvilluar sot, kryeministri shprehu besimin se KLSH do të shqyrtojë gjithçka  me rigorozitet dhe obkjektivitet maksimal në përputhje me ligjin.  Ai kerkoi qe kontrolli të ketë si objektiv të gjitha institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.

Sipas Berishes është e nevojshme dhe shumë e rëndësishme që veprimtaria e KLSH të përqendrohet ne shtratin e saj ligjor që ia përcakton qartë Kushtetuta dhe ligjet.

“Me punën tuaj, të përpiqeni të forconi besimin e publikut tek këto institucione si dhe të përcillni një përgjegjshmëri sa më  të lartë për zbatimin e ligjit” , tha ai.

Kryeministri u shpreh se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion , pranë Këshillit të Ministrave, dhe te gjitha institucionet e tjera të kontrollit janë të gatshme të bashkëpunojë me KLSH-në.

Nga ana e tij, Kryetari i KLSH, Leskaj falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe besimin e treguar nga maxhoranca për mandatimin e tij në këtë detyrë, duke theksuar se misioni i tij në krye të KLSH është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit.

Leskaj theksoi se strategjia e re e KLSH do të jetë në sintoni me Strategjinë Antikorrupsion të qeverisë të miratuar në vitin 2008 duke siguruar nga ana tjetër se do të synojë në një zbatim profesional dhe efikas të ligjit jashtë çdo interesi tjetër.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi masat e ndërmarra nga kryeministri Berisha për mbështetjen e veprimtarisë së KLSH-së, si dhe vlerësoi angazhimin e tij për bashkëpunim me strukturat shtetërore të kontrollit dhe të zbatimit të ligjit.

© Panorama.al

Te lidhura