Berisha lajmëron protestën e radhës: Ditën e diskutimit të imunitetit të Ballukut të gjithë te parlamenti!

Mar 2, 2026 | 19:12

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e sotme me demokratët përpara kryeministrisë i ftoi ata për protestën e radhës.

Screenshot_3

Berisha tha se demokratët dhe çdo qytetar do të mblidhet përpara parlamentit, kur të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.

Seanca plenare në parlament pritet të mblidhet më datë 12 mars, për të votuar raportet e PS dhe PD lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.

Berisha: Ftoj qytetarët ditën e diskutimit të imunitetit Ballukut të gjithë te parlamenti. Parlamenti i qytetarëve jo i hajnave. Parlamenti juaj.

© Panorama.al

Te lidhura