TIRANE- “Kryetari i ardhshëm i Bashkisë do i japë fund problemit të ndotjes në Tiranë”. Kështu ka deklaruar kreu i qeverise, Sali Berisha pas përfundimit të Kongresit Mjedisor “Do it Green”. Berisha ka pranuar se Tirana përbën problemin më madhor mjedisor të Shqipërisë, percaktuar kjo jo nga maxhoranca, por nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet më serioze ndërkombëtare, që merren me mjedisin dhe shëndetin.
“Po punohet me intensitet më të madh për tu dhënë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha problemeve që kanë katandisur Tiranën në një nga qytetet me ndotjen më të lartë në Europë dhe në Botë, për sa i përket ajrit, por ka edhe probleme të tjera. Se cila është platforma jonë për këtë, kini durim që ta dëgjoni atë, nga kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës”- tha Berisha.
Regjistrimin e PS-se ne KQZ per pjesemarrjen ne zgjedhjet e 8 majit, i pari i qeverise e ka quajtur asgje me shume se nje permbushje te detyrimeve kushtetuese. Ai nuk ka dashur te komentoje per emrat e kandidateve, per te cilet ka garantuar se po bëhen përzgjedhjet më të shkëlqyera për qytetarët “Forumet do të mblidhen për të bekuar atë ç’ka po propozojnë qytetarët dhe forumet në strukturat e Partisë Demokratike në të katër anët e vendit”- perfundoi ai.











